Avokati i Bleona Qeretit paralajmëron Evi Kokalarin: Shihemi në gjyq

schedule16:42 - 1 Maj, 2022

schedule 16:42 - 1 Maj, 2022

Këngëtarja Bleona Qereti dhe aktivistja Evi Kokalari rrezikojnë të përballen në gjykatë me njëra-tjetrën.

Avokati i artistes, Marc. E. Kasowitz që njihet edhe si një prej avokatëve të ish-Presidentit Donald Trump, i ka dërguar një letër Kokalarit, ku e akuzon atë për shpifje dhe i kërkon të ndalet, pasi po dëmton imazhin e klientes së tij.

Kasowitz e paralajmëron aktivisten që të mos vijojë me deklaratat, pasi në të kundërt rrezikon të përballet në gjyq.

Letra e plotë:

E nderuara zonja Kokalari: Përfaqësoj znj. Bleona Qereti. Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë. Sinqerisht, Marc. E. Kasowitz.

LEXO EDHE: Kandidate për një post në Partinë Demokratike? Reagon për herë të parë Bleona Qerreti

Kujtojmë që ditët e fundit, emri i Bleona Qeretit u përfol se do të ishte kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës, por këngëtarja i mohoi zërat. Kështu Kokalari nuk e ka pritur mirë reagimin e saj duke bërë deklarata që janë përkthyer në tentativë për të dëmtuar figurën e këngëtares./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!