Avokati: Covid-19 strategji e Iluminatit dhe masonëve, çfarë duan të na injektojnë në trup

schedule09:19 - 17 Prill, 2020

schedule 09:19 - 17 Prill, 2020

Në një intervistë në studion e “Abc-ja e mëngjesit’, me Enkel Demin, avokati Zaçe Islamaj foli për teorinë konspirative, të cilën ai e beson lidhur me përhapjem e Covid-19 në botë.

Islamaj është i bindur se e ka kaluar vetë sëmundjen dhe niset nga simptomat që ka pasur në muajin janar dhe shkurt.

Pak ditë më parë avokati tha se është gati të infektohet i pari.  Sipas tij e gjithë kjo është një situatë konspirative dhe, siç thotë ai është pikërisht propaganda e Iluminatit dhe e masonëve që e ka krijuar këtë.

Po ashtu gjatë bisedës në studio, ai tha se njerëzve u thuhet se do të shpiket vaksina, por sipas tij kjo vaksinë nuk ekziston dhe ai beson se edhe vaksina e gripit nuk ka efekt.

Pandemia shërben për të dobësuar ekonominë e qytetarëve. Thuhet që do bëhet vaksina. Ata presin që të vijë vaksina, kjo vaksina nëpërmjet aparaturave telefonike 5G, duan që nëpërmjet mikroelementeve që futen në trup, me këtë antenën 5G të merr jetën në çdo kohë.Duan të zvogëlojnë numrin e popullsisë. Unë u kam thënë qytetarëve në asnjë mënyrë vaksinën“, tha ai mes të tjerash.

Intervista e plotë:

Ju më thatë që ju vetë e keni kaluar sëmundjen?

Jo vetëm unë e kanë kaluar shumë shqiptarë. Ky grip ka hyrë me kohë që në muajin janar. Unë kam një nipin tim në klasë të gjashtë dhe 5 ditë ka qenë me temperaturë 39. Është grip si gjithë të tjerët. Po hiperbolizohet në mënyrë skandaloze dhe po e quaj saktësisht terrorizëm shtetëror.

Ju thoni që është një grip si gjithë të tjerët, por OBSH thotë se nuk është një grip si gjithë të tjerët. Presidenti i SHBA thotë se kjo është një luftë. Ajo që thotë edhe Edi Rama.

Luftë me kë?

Me virusin, vdekjen.

Jo nuk është kështu. Qëllimisht hiperbolizohet, qëllimisht është përdorur metoda më efikase dhe më e keqe ër qëllimin e keq të tyre. Të mbyllin brenda s’ke asnjë mundësi as të protestosh asgjë. Nxori autoblindat Edi Rama në 9 mars. Kundër kujt? Kush qe ky armik që nxori autoblindat. Ka rënë një grip si gjithë të tjerët. Shfrytëzohet gripi për të nënshtruar shtete dhe ekonomi. Lufta është ekonomike, nuk është me gripin. Zmadhohet tmerret, në një kohë kur vdekjet nga ky ose nga gripi janë shumë herë më të vogla se gripi.

Ju thoni, se ne përmendë Edi Ramën, kjo gjë është në Shqipëri, Itali, Paris, ShBA…

Kjo është një taktikë në funksion të strategjisë së iluminatit për të nënshtruar të gjithë botë. U hap gripi dhe u bënë 1 mijë, 2 mijë vetë. Menjëherë OBSH e shpalli pandemi.

Pandemia është shpallur ditët e para të karantinës. Janë dicka më shumë se 2 milion.

Nuk është asgjë, se pandemi vjen nga greqishtja kur infektohet i gjithë populli.

Ju thoni që masonët dhe aluminati po e bëjnë të gjithë këtë punë?

U tha që në fillim që karantina do të zgjasë deri në 28 mars. Tani po e shtyjnë me mashtrimin që u baht qytetarëve se do dalë vaksina. Cila vaksinë? Asjë vaksinë nuk ka dalë sot që të mbron nga viruset.

Po ka një vaksinë, është ajo e gripit, dhe i ka të përfshira të gjitha viruste brenda.

Vaksinë kundër virusve deri më sot nuk është shpikur. Ajo ndihmon por të krijon imunitet, siç krijon vaksina kundër tuberkulozit, malarjas. Klëto janë vaksina të mirëfillta që e merr mikrobin e fut në trup dhe kur vjen mikrobi i fuqishëm nga jashtë e eliminon.

Ju thoni që vaksina kundër gripit nuk funksionon?

Nuk funksionon. Virusi nuk ka ADN por ARN. Nga momenti që snuk ka ADN nuk huhet në molekulën e tij, pra nuk mund të bëhet vaksinë. Në këto kushte të ka shkatërruar dhe të ka hequr të drejtën për punë. Fasonët punojnë në mënyrë perfekte, call center po ashtu. Pse nuk janë sëmurur ata. A janë grupe njerëzish që punojnë, pse nuk janë ndaluar ata. Kush e përbën rrezikun më të madh për ta shpërndarë këtë virus. Nuk qëndron mbyllja dhe izolimi i qytetarëve me arsyetimin se ka pandemi. Kjo mbyllje është bërë për qëllim tjetër që të mos shikosh çfarë bëhet. I kam dërguar ministres së Shëndetësisë. I kam thënë filan preparat shitet në Greqi. Ky preparat ë po u them e ka çmimin 9 mijë lekë, duhet ta kishte 4 mijë. I është hequr e drejta e importit ministrisë. Pse u mbyllë njerëzit brenda, që këta të veprojnë lirisht. Të dalë ministrja dhe të bëjë debat me mua. Ka shfuqizuar nenin 42 të kushtetues për pronat. Çlidhja kanë pronat me pandeminë. A nuk ishte ky kryeministër që i ndaloi spitalet private që të bënin depistimin.

Kjo është qeveria jonë dhe në shumë nga këto që thoni keni njerëz që mendojnë njësoj, Iluminati dhe masonët ku janë?

Po ti lexosh protokollet e tyre të fshehta i shikon…

Në botë flitet për para me helikopter, në SHBA kjo po zbatohet. Rezerva federale po e bën, por sipas teorive konspirative armiku më i madh i aluminatit është Trump.

Armiku më i madh i tyre është feja e krishterë. Kanë eliminuar mbretëritë. Se mbretëritë janë për të ruajtur vendin. Republikat janë vjen bën ça të dojë qejfi dhe ikën. Lufta e tyre është kundër shtetit.

Pandemia për çfarë shërben?

Shërben për të dobësuar ekonominë e qytetarëve. Thuhet që do bëhet vaksina. Ata presin që të vijë vaksina, kjo vaksina nëpërmjet aparaturave telefonike 5G, duan që nëpërmjet mikroelementeve që futen në trup, me këtë antenën 5G të merr jetën në çdo kohë.

Ju besoni se nëse unë bëjë vaksinën ka elementë që lidhen me 5 G?

Duan të zvogëlojnë numrin e popullsisë. Unë u kam thënë qytetarëve në asnjë mënyrë vaksinën. Unë u kam thënë qytetarëve do rri ulur në bulevard

Unë kam parë sot në mëngjes Finacial Times, flet për një marri të madhe që u krijua për 5G.

Nga kjo përhapje lajmesh në Itali janë prishur antena 5G kujt i duhet 5G. Pse duhet. Kryebashkiaku i Trikasllas në Greqi nuk i lejoi që të viheshin antenat. Nuk janë budallenj. Ne themi Yes men.

Ju më thoni që vaksina është kot, nëse e injekton lidhet me 5G dhe ti vdes dhe ky është një komplot i Iluminatit dhe masonëve, porositë e të cilëve po i zbaton Edi Rama?

Jo vetëm ai, po kushdo.

Kur 5G është kaq e rrezikshme, por këta që e komandojnë këtë lojë nuk kanë njerëz?

Ata janë të siguruara ata. Mbyllen në kullat e tyre

Po ç’jetë është kjo?

Ia kanë imponuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!