Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokati Beqiri: Zgjedhjet e reja në Tiranë, ligjërisht s’mund të bëhen! Gazetari: Berisha, humbës serial!

schedule23:48 - 23 Gusht, 2025

schedule 23:48 - 23 Gusht, 2025

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi deklaratën e nënkryetarit demokrat të këshillit bashkiak, Dorian Teliti i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë intervistës, avokati tha se Partia Demokratike nuk mund të jetë më një forcë politike dhe se sipas tij nga ana ligjore s’mund të ketë zgjedhje të reja në Tiranë.

“Kjo forcë politike, PD e ka marrë rrugën e dreqit dhe nuk mund të bëhet dot më një forcë politike fituese. Nga pikëpamja ligjore nuk mund të kërkohen këto zgjedhje sepse ligji e ka përcaktuar qartë se kur mund të bëhen këto zgjedhje për kryetar bashkie. Veliaj është në proces hetimor ende. Ende nuk është marrë i pandehur se çfarë kërkohet”, tha avokati.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj gjatë fjalës së tij u shpreh se Berisha nuk ka pasur asnjë herë vizion apo ide politike dhe se sipas tij, PD tashmë me Berishën në krye është e destinuar të humbë.

“Nëse do flisnim për kandidatë real, mendoj që e djathta sado të mendojë se mund të nxjerrë kandidatë të mirë “i bën pis Sali Berisha”. Pra në momentin që futen në siglën e kësaj partie i heqin një numër të konsideruar votash vetes…Pra detyrimisht shkojnë drejt humbjes. Ndërsa cilido kandidat tjetër që do vendosej nga e majta, fakti që kandidon nën siglën e PS, arrin t’i veshë vetes vota të tjera, shumë e më shumë. Berisha ka treguar që nuk ide qofshin politike qofshin qeverisëse. Në lidhje me nenin Basha, nuk ka humbur vetëm një palë zgjedhje por disa zgjedhje. Pra është Berisha që e ka vendosur vetë dhe po vetë e shkel. Në lidhje me fjalën lidership, për Berishën nuk shkon është vetëm një diktatoruc i vogël”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!