Avokatët kundër ministrisë së Drejtësisë: Gjykim të shkurtuar edhe për të akuzuarit për krime në familje

schedule11:19 - 7 Maj, 2023

schedule 11:19 - 7 Maj, 2023

Avokatët janë kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, duke u hequr të drejtën e kërkimit të gjykimit të shkurtuar të akuzuarit për vepra penale kundër të miturve apo atyre që kryejnë dhunë në familje.

Avokati Arbër Hoxha thotë se ky vendim është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Jemi kundër me propozimet e minisrisë së drejtësisë. Pavarësisht masës apo llojit të dënimit, nëse do të kemi një vendim incidental nga ana e gjykatës Kushtetuese unë jam i bindur se do të prishet pasi bie në kundërshtim me kodin e procedurës penale me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Nuk është kjo mënyra e duhur për të luftuar dhunën në familjen ka plot mënyra të tjera”, ka thënë avokati Hoxha.

Ai thotë se në Ministrinë e Drejtesisë duhet të ngrihet një departament për kriminologjinë.

Politika penale në vendin tonë duhet që të bëhet nga kriminologë të mirfilltë. Kriminalititi nuk luftohet nga politika kriminale dhe me një kod të ashpër, por në bankat e shkollës. Nuk luftohet me 5,6 apo 20 vite burgim. Duhet që të krijohet një departament për kriminologjinë në Ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë ai.

Drafti që pritet të votohet në Parlament u përgatit nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Kodit Penal, dhuna në familje dënohet me burgim deri në 5 vite.

Po, me miratimin në Kuvend me 84 vota pro, personat që arrestohen dhe hetohen për dhunë në familje apo vepra kundër të miturve, nuk do të kenë më mundësi që dënimi t’u lehtësohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!