Avokatët i japin fund bojkotit/ Durrës, nga e mërkura nis puna normalisht

schedule11:26 - 4 Qershor, 2024

schedule 11:26 - 4 Qershor, 2024

Nga dita e mërkurë, avokatët në Durrës do të nisin punë normalisht duke i dhënë fund bojkotit.

Të hënën, ata zhvilluan një takim me drejtues të gjykatës duke rënë dakord që të qëndrojnë në ambientet e institucionit në ditët kur kanë seanca gjyqësore.

“Kanë arritur një konsensus, të dyja palët kanë pranuar. Kjo ka qenë një marrëveshje. Duke filluar nga dita e nesërme, bojkoti do të përfundojë. Nesër fillon normalisht puna në Gjykatën e Durrësit. Një godinë e cila nuk arrin të përmbushë standardet e një gjykate. Kërkohen me çdo kusht ambiente të reja, me kushte funksionale dhe bashkëkohore. Kërkohen ambiente të reja, një godinë e re për Gjykatën e Durrësit, një gjykatë që ka çështje. Një ndër gjykatat që ka ngarkesën më të madhe në vend”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Leonidha Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!