Avokatët e Vlorës njoftojnë nesër vendimin për vazhdimin e bojkotit të masave të sigurisë

schedule10:12 - 6 Korrik, 2022

schedule 10:12 - 6 Korrik, 2022

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë vendosi të paraqesë ditën e nesërme pranë Këshillit të Përgjithshëm vendimin unanim të marrë nga mbledhja e sotme për vazhdimin e bojkotit të masave të sigurimit.

Sipas kreut të dhomës së avokatisë Vlorë , Durim Barjamaj seancat për masat e sigurimit janë zhvilluar pa prezencë te avokatëve , çka sipas tij është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës penale.

Barjamaj foli edhe lidhur me deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama duke thënë se ata e presin deklaratën nga gjyqësori, gjithmonë se gjyqësori është i pavarur/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!