Kurti lë Thaçin pa mbrojtje/ Nuk u paguan nga qeveria e Kosovës, avokatët tërhiqen nga mbrojtja

schedule12:18 - 30 Janar, 2024

schedule 12:18 - 30 Janar, 2024

Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, raportojnë mediat në Kosovë. Si shkak për këtë kërkesë është përmendur mospagesa e tyre.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Avokatët do të vijojnë punën e tyre deri në një periudhë 45 ditore derisa të caktohet pala tjetër. Sakaq, Ministria e Drejtësisë thotëse në asnjë moment nuk janë pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve që po mbahen në Hagë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!