Avokat Islami për çështjen e Luan Dacit: Nuk kanë asnjë provë, është një hakmarrje

schedule10:13 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 10:13 - 4 Dhjetor, 2020

Avokati Zace Islami, në “Abc-ja e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi foli për çështjen e Luan Dacit.

Për avokatin, Daci është person me integritet dhe sipas tij deri më sot nuk ka rezultuar asnjë provë e fshehjes apo të falsifikimit, arsye për të cilën edhe është akuzuar.

“Luan Daci është një nga të vetmit persona që jeton akoma me një dhomë e kuzhinë të trashëguar nga prindërit e tij. Nuk ka makinë siç kanë kolegët e tij. Është njeri me integritet të lartë. Deri më sot nuk ka pasur raste të fshehjes apo të falsifikimit, sikurse u akuzua.

Akuza e parë nga një ish-prokuror i shkarkuar, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Luan Daci i vetmi gjyqtar që në vitet 90 ka dhënë dënime me vdekje dhe burgim të përjetshëm, kundër bandës komuniste të përbërë nga pesë veta. Ishte grupi që kanë internuar me qindra familje vetëm me vendime presidenciale në kundërshtim me ligjin.

Daci është i vetmi që në bllokun e lindjes ka dhënë dënime me vdekje kundër gjenocidit komunist në Shqipëri dhe për fat të keq krimet e komunizmit nuk janë dënuar”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio avokati u shpreh se Reforma në Drejtësi sipas tij është një lloj hakmarrje dhe është e realizuar keq, sepse sipas tij nuk kanë asnjë provë.

“Është një hakmarrje e qepur keq pasi nuk kanë asnjë provë. Në 97’ sapo mori pushtetin bandat e kallashnikovëve me në krye ish-presidentin e kohës Rexhep Meidani është mbledhur këshilli i drejtësisë dhe e kanë shkarkuar pa njoftuar e merr vesh më vonë dhe shkon dhe bën kërkesën për të vazhduar punën si avokat. Nuk e di nëse atë kohë është deklaruar i vetë-dorëhequr apo i shkarkuar.

Menjëherë sapo erdhi në pushtet partia socialiste në atë kohë i ka shkarkuar në grup. Këto kishin kërkuar që të vijonin shkollën e doktoraturës por duhet të dimë se komunistët nuk e lejonin një gjë të tillë. Kur e pa se nuk kishte rrugë tjetër bën kërkesë dhe merr lejen e ushtrimit të avokatit.

Ai është futur në sistem si avokat pasi kandidoi si shumë të tjerë dhe në 2017 është emëruar nga kuvendi i Shqipërisë, ka kaluar të gjithë fazat pa tjetërsuar dhe fshehur asgjë. Luani si pjesë përbërëse e KPA-së ka marrë pjesë tek seancat e të gjithë personave që janë shkarkuar. Luani nuk është problemi, është thjesht një fokus për të shkatërruar sistemin e drejtësisë dhe për ta kthyer sistemin e dënimit siç e ka pasur partia”, tha më tej avokati.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!