“Avokat” dhe “polic”, gjenden dokumentet e falsifikuar të dy autorëve të atentatit në Tushemisht

schedule11:29 - 14 Gusht, 2020

schedule 11:29 - 14 Gusht, 2020

Dy nga personat e arrestuar si autor të përfshirë në atentatin e ndodhur në një hotel në Tushemisht, tre ditë më parë, për të fshehur identitetin e tyre përdorni dokumente të falsifikuara.

Meard Berberi në cilësinë e organizatorit të atentatit i është gjetur një kartë avokati që ai duket se e përdorte për të fshehur identitetin e tij të vërtetë.

Pas kontrollit të ushtruar në garazhin ku qëndronte i fshehur Berberi u gjetën disa dokumente të falsifikuara, mes tyre dhe karta që Meard Berberi shfaqej si avokat.

LEXO EDHE: Terrori në Drilon, arrestime të tjera, policia jep detaje

Ndërsa Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, përdorte një kartë të të falsifikuar policie.

Ndërkohë policia këtë të premte ka bërë me dije se numri i të arrestuarve pas atentateve të ndodhura në Tushemisht ku shenjestër ishte djali i pronarit të hotelit, ka shkuar në 7. Të arrestuarit në lidhje me këtë ngjarje janë,  Meard Berberi, Anterio Kaloshi dhe Ervin Kalaja dhe dy ditë më parë janë arrestuar  Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi./abcnews.al