Avioni rrëzohet në Michigan, pilotët hidhen me parashutë në momentin e fundit

schedule09:35 - 14 Gusht, 2023

schedule 09:35 - 14 Gusht, 2023

Një avion, i cili po merrte pjesë në një stërvitje ushtarake është rrëzuar në Michigan sipas autoriteteve. Dy persona u hodhën me parashutë nga një avion luftarak MiG-23 në jug të aeroportit dhe u ulën në një liqen, deklaroi Administrata Federale e Aviacionit.

Avioni u rrëzua pranë një ndërtese banimi. Videoja e postuar në rrjetet sociale tregon flakët dhe tymin që ngrihen në qiell pas incidentit ndërsa shihet piloti duke zbritur me parashutë.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e incidentit.

abcnews.al