Një avion bëri ulje emergjente në një aeroport të Teksasit, duke u përplasur me një makinë që po kalonte në një rrugë aty pranë.Në pamjet e kapura shihet avioni që përplaset me gardhin rrethues të aeroportit gjatë një ulje emergjente dhe më pas përplaset me makinën.
“E pashë avionin dhe e dija se nuk kisha për të ndaluar ”, tha Schneider, shoferi i makinës.
Just took this vid! Repost with credit. #aviation #crash #texas pic.twitter.com/LfUxXIsiuD
— Jack Schneider (@jacks_jets) November 11, 2023
Shoferi është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat që ndodheshin në avion nuk kanë pësuar lëndime.
Administrata Federale e Aviacionit Amerikan po heton shkaqet e aksidentit.
/abcnews.a