Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avioni me 220 pasagjerë bën ulje emergjente në Korfuz, shkak turku i dehur

schedule22:17 - 26 Gusht, 2020

schedule 22:17 - 26 Gusht, 2020

Avioni ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Kapodistrias, në Korfuz për shkak të incidenteve të shkaktuara nga një pasagjer i dehur.

Mësohet se avioni “Jet2holidays” me 220 pasagjerë në bord që udhëtonin nga Turqia për në Mançester është ulur në aeroport pas orës 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, pasagjeri turk që ishte i dehur, u ngrit nga vendi i tij dhe trokiste në dyert e kabinës, shkruan abcnews.al.

Ndërsa, pas këtij vrapimi piloti mori vendimin për uljen e avionit në aeroportin e Korfuzit. Pasagjeri i dehur u arrestua më pas nga policia në aeroport, ndërsa pasagjerët e tjerë vijuan udhëtimin normalisht.

Siç dihet, aeroportet e Greqisë i kanë të pezulluara fluturimet nga Turqia për shkak të koronavirusit. Sidoqoftë, avioni Jet-2 u pranua për shkak të thirrjes emergjente nga piloti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!