Prestigjozja britanike “The Sun”, ka shkruar se një avion i linjës Prishtinë-Bazel ka përjetuar disa turbulenca gjatë fluturimit.
Vetë pasagjerët që ndodheshin në avion kanë shpërndarë edhe pamjet e turbulencave të regjistruara nga ata vetë.
The Sun shkruan se turbulencat zgjatën rreth 5 minuta ndërkohë që pasagjerët shihen të tmerruar duke qarë e bërtitur. Disa prej tyre janë lënduar. 10 prej pasagjerëve u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Ekipet emergjente ishin në pistën e aeroportit për të pritur të lënduarit dhe personat që ishin në panik.
Edhe pse turbulencat janë të frikshme, nuk konsiderohet si një rrezik i madh.
Aeroplanët janë dizajnuar që të durojnë presionin e erës dhe shanset që krahët e avionëve të dëmtohen gjatë turbulencave janë minimale.
Kjo është arsyeja që pilotët dhe ekuipazhi nuk shqetësohen nëse avioni pëson këto turbulenca. Gjithsesi këto 5 minuta për pasagjerët e avionit të linjës Prishtinë –Bazel kanë qenë të tmerrshme.
blob:https://www.thesun.co.uk/f3112a52-baa2-4c3e-89d9-576a231e75a6./abcnews.al