Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut, ende asnjë gjurmë nga piloti

schedule15:06 - 15 Qershor, 2020

schedule 15:06 - 15 Qershor, 2020

Një pilot i Forcave Ajrore amerikane rezulton që të jetë i zhdukur pasi një avion ushtarak u rrëzua në Detin e Veriut. Avioni F-15C Eagle, ishte nisur nga baza e Forcave Ajrore Britanike në Suffolk dhe u përplas rreth orës 9:40, me orën lokale, gjatë një misioni stërvitor.

Rasti i përplasjes është konfirmuar edhe nga Forcat Ajrore amerikane ndërsa njoftohet se në bord ishte vetëm piloti i zhdukur. Skuadrat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për mjetin fluturues, i cili besohet që të jetë përplasur rreth 137 kilometra nga gjiri i Yorkshire-t Lindor.

Ende po kërkohet për avionin dhe pilotin ndërsa shkaqet që çuan në rrëzimin e mjetit fluturues nuk dihen ende. Piloti dhe avioni amerikan janë pjesë e një flote me avionë luftarakë të vendosur në bazën britanike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!