Avionët rusë kërcënojnë dronët amerikanë mbi Siri për herë të dytë në 24 orë

schedule22:34 - 7 Korrik, 2023

schedule 22:34 - 7 Korrik, 2023

UASHINGTON – Avionët luftarakë rusë fluturuan sërish të enjten në mënyrë të rrezikshme pranë disa dronëve amerikanë me mision në Siri, duke lëshuar mjete me sinjale piroteknike dhe duke detyruar operatorët e dronëve ‘MQ-9 Reapers’ të ndërmerrnin veprimeve për t’i shmanguar ato. Njoftimi u bë nga Forcat Ajrore Amerikane.

Kjo shënon herën e dytë në 24 orë që avionët luftarakë rusë vënë në rrezik dronët amerikanë.

“U bëjmë thirrje forcave ruse në Siri që të ndalojnë këtë sjellje të papërgjegjshme dhe t’u përmbahen standardeve të veprimeve të një force ajrore profesionale, që ne të ripërqendrohemi tek mposhtja e ISIS-it “ tha gjeneral-lejtnanti Alex Grynkewich, kreu i Komandës së Forcave Ajrore Qendrore amerikane në një deklaratë.

Koloneli Michael Andrews, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave Ajrore, tha se “kërcënimi rus, duke përfshirë fluturimet shumë afër, të avionëve rusë SU-34 dhe SU-35 dhe lëshimi i mjeteve me sinjale piroteknike mbi dronit MQ-9, zgjati pothuajse një orë”.

Komanda Qendrore e Forcave Ajrore Amerikane publikoi video të dy incidenteve të veçanta që ndodhën të mërkurën dhe të enjten. Në incidentin e parë, i cili ndodhi rreth orës 10:40 të mëngjesit sipas orës lokale të mërkurën në Sirinë veriperëndimore, avionët luftarakë rusë SU-35 iu afruan një nga dronëve Reaper dhe një nga pilotët rusë lëvizi avionin e tij përpara dronit dhe ndezi flakën e motorëve duke rritur shumë shpejtësinë dhe presionin e ajrit.

Një veprim i tillë mund të dëmtonte potencialisht pajisjet elektronike të dronëve Reaper.

Në incidentin e dytë, i cili ndodhi mbi Sirinë Veriperëndimore rreth orës 9:30 të mëngjesit të së enjtes sipas orës lokale, “avioni rus hodhi flakë para dronëve dhe fluturoi rrezikshëm pranë tij, duke rrezikuar sigurinë e të gjithë avionëve të përfshirë,” tha gjeneral-lejtnanti Alex Grynkewich.

Dronët nuk ishin të armatosur me armë dhe zakonisht përdoren për misione zbulimi.

Gjenerali i ushtrisë Erik Kurilla, kreu i Komandës Qendrore Amerikane, tha në një deklaratë se shkelja e përpjekjeve të vazhdueshme nga Rusia për të pastruar hapësirën ajrore mbi Siri “rrit rrezikun e përshkallëzimit ose llogaritjes së gabuar”.

Rreth 900 forca amerikane janë dislokuar në Siri për të punuar me Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët që luftojnë me militantët e Shtetit Islamik. Nuk janë dhënë hollësi të tjera rreth operacionit me dronë./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!