Avionët i fluturojnë mbi shtëpi, deputetja ukrainase: S’kemi frikë, jemi popull i lirë

schedule08:49 - 25 Shkurt, 2022

schedule 08:49 - 25 Shkurt, 2022

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të japë ndihmë të premten, ndërsa në këtë moment fjala e saj u ndërpre nga zhurma e avionëve që fluturonin sipër.

“Nëse kjo vazhdon në nivelin që po ndodh tani, këto sulme ajrore që ndodhin, tanket që futen brenda, Ukraina nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë për një kohë të gjatë kundër një agresioni kaq masiv rus dhe ne kemi nevojë për ndihmë,” tha ajo për CNN nga Kievi.

Ajo shtoi se nevojiten më shumë sanksione, si dhe më shumë armë në Ukrainë. Deputetja ndaloi për pak kohë, duke hedhur një vështrim nga dritarja e saj jashtë kamerës. “Më vjen keq …ndërsa ne flasim, kishte disa avionë që fluturonin në drejtim të qytetit. Dhe ne e dimë nga fjalimi i Presidentit vetëm disa minuta më parë se sulmet ajrore do të fillojnë që tani,” tha ajo, me një zhurmë gjëmimi në sfond.

“Ne të gjithë jemi të rraskapitur nga kjo, sepse kemi helikopterë, kemi avionë luftarakë, që fluturojnë rreth e rrotull gjatë gjithë kohës. Dhe sa herë që dëgjojmë një zhurmë, është sikur të shikojmë nga dritarja, ku po shkon?

Ajo shtoi se pavarësisht frikës, ndjeu gjithashtu besim “në ushtrinë ukrainase dhe në popullin ukrainas”.

“Njerëzit këtu janë të guximshëm dhe nuk heqin dorë nga vendi i tyre,” tha ajo. “Ne nuk duam të jetojmë nën sundimin e dikujt, kushdo qoftë ai. Ne jemi një popull i lirë. Kemi luftuar për lirinë tonë. Burrat dhe gratë tona kanë vdekur për këtë liri”, përfundoi ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!