Avionë rumunë mbi Prespë/ Nis ndërhyrja nga ajri për të shuar zjarrin në Malin e Thatë

schedule14:33 - 14 Gusht, 2024

schedule 14:33 - 14 Gusht, 2024

Ka nisur këtë mesditë operacioni i dy avionëve rumunë për të shuar vatrat e zjarrit në parkun kombëtar të Prespës.

Avionët e dërguar nga Bashkimi Europian për të menaxhuar situatën emergjente të zjarreve, mbërritën në Shqipëri këtë të mërkurë, ku u dislokuan fillimisht në bazën ajrore të Kuçovës, nga ku morën koordinatat për të ndërhyrë në malin e Thatë.

Dy avionët ushtarakë njëri model C-27J (Spartan), është i angazhuar në në operacionet e fikjes së zjarreve dhe tjetri C-130 (Hercules), ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.

Ekuipazhet rumune do të qëndrojnë për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.

Prej 9 ditësh parku kombëtar i Prespës është perfshirë nga vatra intensive zjarri. Për neutralizimin e flakëve janë angazhuar qindar forca forca të zjarrfikesve nga të gjitha bashkitë e Qarkut të Korcës dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Për shkak të terrenit të thyer malor është punuar vetem me forca tokesore qe thuajse e kane pasur të pamundur te perballojne intensitetin e flakeve. Bilanci paraprak i demeve llogaritet ne mbi 300 ha pyll i djegur.

Situate vijon të jetë e vështirë edhe ne malin e Tomorrit, ku mesditën e së henës nisi një zjarr në kurorën me pisha, pikërisht në vendin ku pas disa ditesh nis pelegrinazhi per besimtaret bektashinj.

Flakët kanë përshirë gjithashtu edhe Parkun Kombëtar të Alpeve në Tropojë ndërsa po punohet për shuarjen e plotë të vatrës në qafën e Kolecit. Flakët kufizohen me shkëmbinj dhe sipas emergjencve nuk kanë rrezik për tu përhapur.

Ndersa disa vatra zjarresh vazhdojne te jene aktive prej ditesh ne zona te ndryshme te vendit, bashkimi europian njofton se nje avion do ti vije ne ndihme Shqiperise per shurajen e flakeve.

Ne faqen zyrtare te Komisionit Europian njoftohet se nje avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania, me kapacitet 6 ton ujë, do të vije në 14 gusht  ne vendin tone, si pjese e mbështetjes emergjente te BE për Greqinë dhe Shqipërinë.

Situata me problematike eshte ne Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë, ku prej 7 ditesh vazhdojne te punojne forca te zjarrfikesve nga te gjitha bashkite e Qarkut te Korces dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Ne Parkun e Prespës po punojne vetem forca tokesore qe thuajse e kane te pamundur te perballojne intensitetin e flakeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!