Avion privat dhe trajtim në Marsejë, Ribery bën heroin për mikun e tij

schedule13:20 - 2 Maj, 2020

schedule 13:20 - 2 Maj, 2020

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Franck Ribery, është kthyer sërish në një hero në mediat franceze. Kjo pasi ndihmoi në një mënyrë që pak persona mund ta bëjnë mamanë e mikut të tij të ngushtë, reperit francez Kofs.

E moshuara kishte shfaqur shenja të Coronavirusit dhe menjëherë sapo kishte mësuar Ribery, pagoi një avion privat për ta transportuar atë nga shtëpia e saj në Algjeri për në spitalin e Marsejës. Më pas sulmuesi anësor i Fiorentinës i pagoi edhe trajtimin shëndetësor në Francë.

Reperi postoi në “Instagram” në foto të tij bashkë me Franckun, ku e falenderoi për gjestin e bërë. 37-vjeçari ka dhuruar dhe 50,000 euro për spitalet e Firences në Itali, ku ai jeton së bashku me familjen e tij, që pas largimit nga rekordmenët gjermanë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!