Aventura ruse, Drenthe: Monotoni, pinim vodka edhe në autobusin e ekipit

schedule22:19 - 26 Nëntor, 2020

schedule 22:19 - 26 Nëntor, 2020

Royson Drenthe cilësohej si një talent i madh i futbollit holandez. 33-vjeçari shpërtheu me Feyenoord dhe pas erdhi kalimi te Real Madrid. Anësori i majtë nuk la gjurmë në “Santiago Bernabeu” dhe më pas erdhi rënia në karrierë.

Sot luan në divizionin e tretë të futbollit holandez me Kozakken Boys. Në vitin 2013 provoi një aventurë në Rusi tek Alania, për të cilën flet në prononcimin e fundit. “Vladikavkaz nuk ishte qyteti ideal për të jetuar.

Mund të kesh shumë para, por nuk ke çfarë bën aty. E shtynim kohën duke pirë vodka, pije që nuk mungonte kurrë në autobusin e skuadrës. Kjo është Rusia“, rrëfen Drenthe, i cili shënoi 3 gola në gjashtë ndeshje të luajtura me Alanian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!