Miroslav Klose u tërhoq nga futbolli në vitin 2016 dhe aventura e tij e fundit ishte Lazio. Golashënuesi më i mirë i Botërorëve me 16 gola, ka nisur një karrierë të re dhe drejton skuadrën U17 të Bayern Munchen, klub në të cilin ishte pjesë nga viti 2007-2011.
Sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet skuadrës së parë në rolin e zëvendës trajnerit. Bild raporton se trajneri i parë i kampionëve të Gjermanisë, Hans-Dieter Flick, ka kërkuar Klosen si ndihmësin e tij të parë.
41-vjeçari ka pranuar këtë propozim dhe do të ulet në pankinën e bavarezëve. Akordi është arritur dhe shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, me kampionin e botës në vitit 2014 që hedh një hap përpara në karrierën e re të trajnerit. /abcnews.al