Të përshkruash 50 mije kilometra me biçikletë. Në një aventurë të tillë janë përfshirë çifti francez Euan dhe Cloe së bashku me fëmijët 9 dhe 7 vjeç. Udhëtuan nga Franca drejt Italisë me makinë. 10 ditë më parë mbërritën në Durrës dhe nisën rrugëtimin me biçikleta. Sot arritën në Vlorë.
“Kemi 10 ditë në Shqipëri, nga Durrësi shkuam në Tiranë tani në Vlorë.”
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri na pëlqejnë njerëzit këtu.”
Cloe tregon se udhëtimin do ta vazhdojnë drejt Sarandës dhe më pas në disa shtete te tjera. Do udhëtojmë për në Greqi, Turqi, Gjeorgji, Armeni dhe do ta mbyllim në Baku të Azerbajxhanit.
Deri tani kanë bërë 534 km me biçiklete kanë dhe afro 45 mijë të tjera. Nëse gjithçka ju shkon mirë në gusht do të kthehen sërish në Francë. /abcnews.al/

