Aventura e 32-vjeçarit britanik me makinën më të vogël në botë

schedule13:41 - 19 Nëntor, 2021

schedule 13:41 - 19 Nëntor, 2021

Alex Orchin, 31 vjeç nga East Sussex, Angli, i duhen dy deri në tre javë për të përfunduar një udhëtim prej 1,407 km me makinën më të vogël në botë – një Peel P50, shkruan BBC 

P50 u prodhuan për herë të parë në Ishullin e Manit në vitet 1960 dhe në vitin 2010. Ato u cilësuan si makina më e vogël që është ndërtuar ndonjëherë duke u futur kështu në librin e rekordeve botërore Guinness.

Ai ka marrë përsipër të përmbushë sfidën nga John O’Groats, në veriun e Skocisë, deri në Land’s End, pika më jugperëndimore e Britanisë, për të mbledhur para për fëmijët në nevojë.

Makina është vetëm 137 cm e gjatë, 104 cm e gjerë dhe 120 cm e lartë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 57km/h.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!