Aventura 7-vjeçare me Zvicrën drejt fundit, Petkovic e duan në Ligue 1

schedule18:39 - 26 Korrik, 2021

schedule 18:39 - 26 Korrik, 2021

Sirena franceze për Vladimir Petkovic. Trajneri nga Sarajeva drejton kombëtaren e Zvicrës prej vitit 2014. Gjatë këtyre viteve ka zhvilluar një punë fantastike me helvetët.

48 ndeshje ka fituar nga 72 të luajtura, teksa në Euro 2020 ishte një hap larg mbërritjes në gjysmëfinale me djemtë e tij.

Bordeaux është gati t’i dhurojë detyrën e trajnerit. Drejtuesit e klubit francez kanë nisur bisedimet e drejtuesit e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

57-vjeçarit i rinovohet automatikisht kontrata deri në 2022 nëse ia del të kualifikojë Zvicrën në Botërorin Katar 2022.

Palët po bisedojnë, marrja e një skuadre pas shtatë viteve të kaluara në stolin helvet e tundon dhe Petkovic po pret akordin mes drejtuesve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!