Pensionet, udha drejt dinjitetit/ “Investim për individin”, Estela Koçi: Pensioni privat, instrument financiar fitimprurës

schedule20:24 - 11 Tetor, 2024

schedule 20:24 - 11 Tetor, 2024

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u diskutua për pensionet private. E ftuar në studion e “Sheshi Dollarit” Estela Koçi nga Credins Invest dhe Edlira Konini nga Raiffeisen Invest dhe për avantazhet e pensioneve private dhe jo vetëm.

Gjatë intervistës në studio, Koçi shpjegoi se arsyet përse pensioni privat është i rëndësishëm.

“Individët janë të parët janë ata që të lënë të lirë dhe nuk e ndërmarrin asnjëherë rrugën e kursimit. Pensioni privat bëhet instrumenti financiar më i leverdisshme dhe më fitimprurës është një investim për individin. Kosto është në varësi të moshës dhe mundësisë financiare që ka çdo individ. Çdo individ duhet t’i vendosë vetes një objektiv. Incentiva fiskale është edhe për punëdhënësit sepse qasja është që paguajnë kontribute, që viti pas viti shtohen si kosto. Ligji që ne kemi është një ligj shumë më i mirë se ai që kishim dhe ka pozitive rritjen e masës së zbritshme që kishte vite që nuk indeksohej. Tani nuk kemi më një vlerë nominale fikse. Por unë shoh një interesim nga individë edhe pse mund të them që jo shumë nga individë të rinj, mbeten ata të ndërgjegjësuarit. Lufta është me të rinjtë…

Gjatë intervistës në studio Edlira Konini u shpreh: “Ligji i ri ka pothuajse dyfishuar kontributet. Avantazhet fiskale vlejnë edhe për punëdhënësit. Çdo kontribut që bën për punonjësit e tij në fond pensioni njihet si shpenzim i zbritshëm. Po ashtu ka avantazhe edhe gjatë fazës së përfitimit të pensionit dhe kjo ishte një risi. Pra nuk tatohet as kontributi as përfitimi me përjashtim të kthimit nga investimi. Por duhet që anëtari ta tërheqë pensionin në formë pagesa mujore dhe duhet për një afat kohor jo më pak se dy vjet”.

/abcnews.al/