Avancojnë bisedimet, Balotelli pranë transferimit të bujshëm

schedule10:19 - 4 Gusht, 2020

schedule 10:19 - 4 Gusht, 2020

Mario Balotelli mund të ndryshojë kampionat, pas largimit nga Brescia. Gjatë kësaj periudhe ka pasur lajme të ndryshme, që flasin për një kalim të sulmuesit në Amerikën Latine ose në Turqi, ku edhe mund ta përballojnë pagën e tij.

Së fundmi zbulohet një tjetër skenar merkatoje, madje i bujshëm. CFR Cluj, që u shpall një ditë më parë kampione e Rumanisë, po bisedon për transferimin e Mario Balotelli, i cili ka veshur fanellën e klubeve të mëdha si Inter, Milan, Liverpol e Manchester City.

GSP.ro raporton se palët janë në bisedime të avancuara dhe po mundohen ta bëjnë tyrin sulmuesin dhe të tentojnë grupet e Champions League. Për CFR Cluj do të ishte transferimi më i madh në historinë e klubit. /abcnews.al