“Ava” romani i ri i Brunilda Zllami, një libër befasues që të mban të mbërthyer

schedule10:27 - 15 Nëntor, 2024

schedule 10:27 - 15 Nëntor, 2024

Brunilda Zllami ka prezantuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, librin e saj më të ri, “Ava”. Një libër befasues që të mban mbërthyer nga faqja e parë deri tek e fundit.

Gjatë intervistës, Zllami tregoi se Ava është edhe personazhi kryesor rreth të cilit gjallojnë edhe personazhet e tjerë.

“Erdhi si një libër me personazhe pak të veçantë. Vijnë si qenie që janë shumë dimensionale, disi gri dhe kuptohet që ngjyrat që vishen në realitet nuk përmbajnë gjithmonë thelbin e atyre që janë. Ka shumë njerëz që mundohen të ecin në pritshmërinë që kanë, por ka edhe njerëz që duan të dalin nga pritshmëritë. Njerëzit për mendimin tim nuk kanë krijuar personalitetin e tyre nga sukseset por nga komplekset. Gjithsecili lufton atë që ka frikë dhe mundohet të bëhet më i mirë që të mos ndeshet me frikën e vet. Ava është një personazh i lindur në një ambient që dukej sikur nuk ishte vendi i ngjizjes së saj dhe gjatë gjithë jetës mundohet të eliminojë gjithë frikërat apo trishtimet që ndjeu në fëmijëri. Ky ndërtim i personaliteteve të njerëzve të tillë, i bën që të jenë të ndoshta të shkëlqyeshëm në prezantimin shoqëror, por në të vërtetë janë një kështjellë frikërash dhe vete shkeljes të cilat nuk pasqyrohen në ato që ne shohim”, tregoi ajo mes të tjerash.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!