Megjithëse ka qenë e angazhuar së fundmi me xhirimin e klipit të këngës më të re “Everytme I Cry”, Ava Max ka gjetur pak kohë për pushime në Hawaii. Këngëtarja me origjinë shqiptare u fotografua e veshur me bikini ndërsa dukej më në formë se kurrë.
Ndërsa ndodhej në një jaht luksoz, Ava u pa nën shoqërinë e një mashkulli misterioz. Nga fotot e publikuara nga Daily Mail, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke shkëmbyer përqafime dhe duke notuar së bashku.
Ajo duket shumë e lumtur krah personit që mesa duket i ka rrëmbyer zemrën e saj. /abcnews.al