Që nga e enjtja në orën shtatë të mëngjesit, Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë të ditur se në segmentin nga Tirana deri tek kthesa e Rinasit, do të punohet për ndërtimin e pusetave hyrëse dhe dalëse të dy tombinove për kullimin e ujërave.
Ndërsa në segmentin rrugor Tiranë – Kamëz do të realizohet riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara. Gjatë kryerjes së punimeve në segmentin e parë, trafiku do të devijohet në rrugë dytësore.
Ndërsa në segmentin e dytë qarkullimi i automjeteve do të kufizohet në një korsi. Punimet parashikohet të zgjasin deri më 17 Shkurt./abcnews.al