Autostrada energjitike/ Shushku: Investime të konsiderueshme në energjinë e rinovueshme

schedule20:30 - 17 Janar, 2025

schedule 20:30 - 17 Janar, 2025

Anita Shushku, drejtore e bordit të AREA, e ftuar në programin ‘ Sheshi i Dollarit’ u shpreh se janë bërë investime të konsiderueshme në fushën e energjisë së rinovueshme.

Sipas saj, rreth 2 miliardë e gjysmë euro janë investuar në fotovoltaik dhe në Hece dhe se këto investime janë për të ardhmen.

“Prodhuesit në përparësi janë një prej investitorëve më të rëndësishëm të 15 viteve të fundit dhe përbëjnë rreth 1 miliard euro të investuar. Do të thoja që në sektorin e energjisë janë bërë rreth 2 miliardë e gjysmë investime në fotovoltaik, në Hece me derivacion dhe në Hecet e mëdha.

Cdo investim i ri në ekonomi dhe në energji është një lajm i mirë, por duhet parë sesi janë projektet, per të bërë një oponencë tenike dhe per tu parë sesi kanë ndryshur me linjën ekzistuese. Ka qenë jo vetëm problem ekonomik dhe teknik, por është i lidhur me projektet e mëdha që do ndodhin ne Karaburun dhe nuk u bën sepse qeveria nuk ishte e gatshme të ofronte një çmim. Rreth 2 miliardë e gjysmë që janë investuar dhe vazhdojnë të investohen, duhet që të ruhen dhe të optimizohen.

Të punohet në rritjen e sigurisë juridike sepse në historinë e zhvillimit e kanë çarë prodhuesit e vegjël sepse kanë bërë investimet e para. Kemi punuar që të bëjmë rrugën më të mirë për investitorët e mëvonshëm. Investimet e reja në fotovoltaik i mbron nga ndryshimet e tarifave në të ardhme, nuk do të preken në asnjë ndryshim. Është një fushë që qeveria duhet të investojë. Janë investime për të ardhmen./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!