Egjipti do të rihapë pikën kufitare Rafah të enjten për të lejuar të huajt të largohen nga Rripi i Gazës, ka thënë autoriteti kufitar palestinez në enklavën bregdetare të rrethuar.
Në një deklaratë, autoriteti tha se Egjipti po lejon hyrjen vetëm për ata që janë regjistruar paraprakisht dhe emrat e të cilëve shfaqen në listën e të huajve që filluan të largohen nga Rafah më herët sot.
“Autoriteti i Përgjithshëm për Kalimet dhe Kufijtë na bën me dije se nga pala egjiptiane jemi informuar se pika kufitare Rafah Al-Bri do të funksionojë nesër, e enjte, 2 nëntor, për të përfunduar udhëtimin e mbetur të të huajve dhe autoriteti njofton se udhëtimi do të jetë vetëm për ata, emri i të cilëve është brenda regjistrimit të mëparshëm”, thuhet në njoftim./abcnews.al