Autoriteti i Konkurrencës gjobit kompanitë e miellit për caktim çmimi

schedule16:26 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 16:26 - 24 Dhjetor, 2022

Gjobiten 4 kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe tregtimit të miellit në vend. Autoriteti i Konkurrencës pas përfundimit të monitorimit ka konstatuar se këto ndërmarrje kanë shkelur ligjin duke caktuar  në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes në periudhën shtator 2021 – gusht 2022.

Si pasojë e kësaj shkelje ndaj kompanive është vendosur në total një gjobë prej 10.4milion lekësh.

Kompanitë e tregtimit dhe prodhimit  të miellit kanë qenë në monitorim që   në vitin 2021 dhe  u ishte lënë detyrë nga komisioni i autoritetit të Konkurencës që të mos kufizonin dhe kontrollonin tregun.

Por është vërejtur se ndërmarrjet Agroblend, Atlas Mills, kanë aplikuar në vazhdimësi çmime të njëjta shitje duke mos zbatuar detyrimin e dhënë.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!