Autoritetet ukrainase: Rusia ka humbur 606,490 trupa që nga nisja e luftës

schedule12:39 - 24 Gusht, 2024

schedule 12:39 - 24 Gusht, 2024

Autoritetet ukrainase kanë publikuar disa të dhëna të reja në lidhje me luftën me Rusinë. Rusia raportohet se ka humbur 606,490 trupa që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka zbuluar edhe disa të dhëna të tjera interesante.
Ky numër përfshin 1160 viktima të pësuara nga forcat ruse gjatë ditës së kaluar, shkruan kyivindependet. Sipas raportit, Rusia ka humbur gjithashtu 8,542 tanke, 16,620 automjete luftarake të blinduara, 23,383 automjete dhe tanke karburanti.

Gjithashtu rusëve iu janë shkatërruar edhe 17,349 sisteme artilerie, 1,169 sisteme raketash të shumëfishta, 935 sisteme të mbrojtjes ajrore, 367 aeroplanë, 321 4, 24 helikopterë, anije dhe një nëndetëse.

Ukraina në dy javët e fundit ka nisur një sulm brenda territorit të Rusisë dhe raportohet për shumë viktima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!