Policia në Kiev ka paralajmëruar qytetarët se kanë marrë kërcënime me bombë në të gjitha qendrat tregtare.
Lajmi është shpërndarë në kanalin Telegram për administratën ushtarake të kryeqytetit.
“Policia e kryeqytetit mori informacion për një kërcënim me bombë në të gjitha qendrat tregtare të Kievit,” thuhej në një deklaratë.
Autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë të qetë dhe u kujtoi qytetarëve se kërcënime të rreme me bomba ishin bërë gjithashtu edhe javën e kaluar ndaj shkollave në Kiev.