Autoritetet holandeze konfirmojnë 13 raste me variantin e ri, pritet që numri të jetë më i lartë

schedule17:10 - 28 Nëntor, 2021

schedule 17:10 - 28 Nëntor, 2021

Autoriteti i shëndetit publik holandez konfirmoi të dielën se 13 persona që mbërritën në vend me fluturime nga Afrika e Jugut të premten kanë rezultuar pozitivë me variantin “omicron” të koronavirusit.

61 personat që rezultuan pozitivë për virusin të premten pasi mbërritën në dy fluturimet e fundit në aeroportin Schiphol të Amsterdamit përpara se të vendosej një ndalim fluturimi, u izoluan menjëherë dhe më pas u bënë testet e nevojshme për të përcaktuar nëse e kishin variantin e ri.

Instituti i shëndetit publik tha në një deklaratë se po vijohet testimi i mostrave të tjera.

Shumica e 61 personave që rezultuan pozitivë u vendosën në izolim në një hotel afër aeroportit, ndërsa një numër i vogël u lejuan që të karantinohen në shtëpi, në kushte të rrepta izolimi.

“Varianti Omicron deri më tani është identifikuar në 13 nga testet pozitive. Hetimi ende nuk ka përfunduar. Varianti i ri mund të gjendet në më shumë mostra testimi, “tha në një deklaratë Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik në Holandë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!