TIRANË- Luan Maçi 42-vjeç i arrestuar një ditë më parë nga policia si autor i dyshuar i grabitjes së një pike këmbimi valutor në 5 Maj.
Ai fillimisht ka mohuar të jetë autori, por gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur rrobat e përdorura gjatë grabitjes të cilat Maçi i kishte futur në lavatriçe.
Më pas para hetuesve Maçi ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se ka kryer grabitjen pasi kishte nënën sëmurë dhe shumë borxhe.
Maçi ka thënë se kishte patur në plan për ta bërë grabitjen më parë, por pas grabitjes në Delijorgj ishte trembur dhe kishte vendosur të vepronte në një moment tjetër. Maçi u arrestua disa orë pas ngjarjes në banesën e tij në zonën e 5 Majit.
Ky i fundit rezulton me precedentë të mëparshëm penal për të njëjtën veprimtari kriminale./abcnews.al


