Policia në Durrës ka arrstuar në flagrancë një 37-vjeçar, autor i disa vjedhjeve. Njoftohet se janë zbardhur dhe dokumentuar 10 vjedhje të lidhura me 37-vjeçarin.
D.M., banues në Durrës rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Më datë 05.06.2020, rreth orës 23:30, ai është kapur në flagrancë nga policia në lagjen nr. 17, Durrës, duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt që po riparohej.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky qytetar është autori i dyshuar i disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:
Më datë 14.07.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit N. P.;
Më datë 17.08.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetasit A. L.;
Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. I.;
Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës dyshohet se i ka vjedhur 10.000 lekë të rinj shtetases M. B.;
Më datë 16.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. L.;
Më datë 25.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. R.;
Më datë 22.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur arkën e ndihmave në një kishë që administrohet nga shtetasi B. C.;
Më datë 26.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. V.;
Më datë 03.10.2020, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në mjetin e shtetasit K. Ç.;
Më datë 04.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme te nënstacioni elektrik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/