Autori Halil Teodori ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News ku shpjegoi tezën e tij se pse Troja fliste shqip.
Ai u shpreh se Dardanët investuan për ndërtimin e Trojës dhe ishin 11 mbretëri të tilla. Ndër të tjera ai theksoi se historia është manipuluar dhe se deri në shekullin e V, në Ballkan është folur vetëm gjuha shqipe.
“Po të hapësh librat… duhen hapur me mijëra libra dhe duhet të ndërhyjë shteti. Kur kane shkruar për historinë, diku kanë rrjedhur gjërat. Ne duhet të merremi se ku ka rrjedhur. Duke shfletuar dokumentet unë kam gjetur të dhëna që vërtetojnë këtë. Dardanët investuan për ndërtimin e Trojës dhe ishin 11 mbretëri të tilla. Më parë aty ka qenë pallati mbretëror i Priamit, sipërfaqja e kalasë është 5 dynynm.
Iliada është përshtatur për Trojën ku është Turqia sot. Lufta në Troje u bë mes helenëve dhe dardanëve.
Në një dokument, Platoni thotë… mos harro se Platoni është manipuluar. Janë 13 vëllime të tij dhe gjen pika ku thotë ‘për një natë është shuar’.
Shqiptarët kanë një pamje, fytyrë, është raca. Kam parë nëpër dokumente gjëra që stonojnë, nuk thonë raca shqiptare. Përmenden racat kineze, indiane, ruse etj. Në Ballkan, deri në shekullin e V është folur vetëm gjuha shqipe, asnjë gjuhë tjetër.”, tha ai.
/abcnews.al