Gerald Shehu i dogji sendet dhe rrobat në furrën e picave Eraldo Novruzit, pasi ekzekutoi këtë të fundit.
Janë këto detajet më të reja të raportuara nga gazaetari i ABC News, Elton Nika.
Kjo komfirmon pistën se autori e kishte menduar ngjarjen. Nga policia konfirmohet tashme gjetja e trupit të pajetë të 31 vjeçarit Novruzi ndërsa kërkimet janë intesifikuar mëngjesin e së premtes, ku në terren kanë qenë 9 grupe kerkimi. Nga toka, ajri me dron apo edhe nga deti.
Trupi është gjetur pranë përroit të Gjipesë në Vuno, në një zonë te quajtur edhe si gurore.
31-vjeçari Nevruzi u ekzekutua me armë zjarri nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.
Autori Gerald Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit./abcnews.al