Autorët gërmuan 30 metra nën tunel, në bankë do të fusnin kamera

schedule13:45 - 24 Shkurt, 2022

schedule 13:45 - 24 Shkurt, 2022

Nga Xhensila Kodra 

Hetuesit kanë dyshime se grupi që do të grabiste bankën e nivelit të dytë nëpërmjet tunelit të nëndheshëm në bulevardin “Zogu i I” nw Tiranw përbëhej nga të paktën 5 deri në 7 persona. Policia dhe prokuroria kanë dalë në këtë konkluzion në sajë të hetimeve të kryera si dhe nga këqyrja që kanë kryer në tunelin ku është gërmuar për më shumë se një muaj.

Autorët kanë mundur të hapin rreth 30 metra rrugë ndërsa gurët dhe dheun e e spostonin anash. Pas kontrolleve të ushtruara rezultoi se në dyshemenë e bankës, autorët kishin mundur të hapnin disa vrima të vogla. Hetuesit kanë ngritur dyshime se në to do të futeshin kamera tepër të vogla nëpërmjet një teli për të vëzhguar lëvizjet e punonjësve të bankës dhe vendndodhjen e kasafortës.

Lexo edhe: Tuneli i grabitjes, gjurmë gishtash në veglat e punës, punonjësit e bankës: I gjenim orenditë e rrëzuara

Nisur edhe nga mënyra se si autorët kishin planifikuar grabitjen, hetuesit besojnë se ky është një grup i mirorganizuar në këtë grabitje.

Policia nuk ka identifikuar ende autorët, ndërsa janë në pritje të ekspertizës për gjurmët e gjetura në veglat e punës që ata kishin lënë në tunelin e nëndheshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!