Autorët “derdhën” 132 plumba ndaj “Kumbarit”, e qëlluan në lëvizje për 300 metra

schedule10:31 - 5 Prill, 2021

schedule 10:31 - 5 Prill, 2021

SHKODËR- 132 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuara Bardhok Pllanaj i njohur edhe si “Kumbari” i Shkodrës.

Ndërsa në automjetin e tij e kane goditur 40 plumba 18 prej të cilëve e kanë goditur në trup. Bëhet e ditur se kanë qenë 3 predha plumbi që i kanë marrë jetën, një në kokë dhe dy në zemër.

Nga sa mësohet 46 vjeçari Bardhok Pllanaj ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Koplikut me mjetin e tij tip Range Rover dhe në vendin e quajtur Instituti i Misrit një mjet tip “volkswagen Passat” me targa italiane është afruar në anën e shoferit dhe ka filluar të qëlloi në drejtim të Bardhok Planaj i cili po i jepte mjetit të tij.

Lexo edhe: Makina e bërë “shoshë” nga plumbat, si u ekzekutua “Kumbari i Shkodrës”

I gjetur në befasi Planaj ka tentuar të shpejtoj por i ndodhur nën breshërinë e plumbave ka humbur kontrollin e makinës. Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë tre person, një prej tyre shofer i makinës, ndërsa dy të tjerët të vendosur një në sendiljen e makinë par dhe tjetri mbrapa tij, kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të Pllanajt. Goditja ndaj Pllanaj ka vazhduar për rreth 300 metra.
Ku automjeti i Bardhok Pllanaj është përplasur me rrethimin e një biznesi, autorët për një moment kanë ndalur të shtënat. Por më pas kanë qëlluar sërish ndaj automjetit tip “Range Rover”, por mësohet se nuk kanë dalë nga automjeti i tyre.

Sipas grupit hetimor kjo vrasje është e kryer nga profesionist. Të cilët kanë përdorur të njëjtat skema të vrasjeve të bujshme në Shkodër. Ekzekutim me automatik dhe djegie të automjetit për të zhdukur gjurmët.
Automjeti tip “Passat” është gjetur i djegur në afërsi të stacionit të pompave në Dobraç. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!