Për gati 4 muaj me radhë, policia është vënë në ndjekje të një grupi kriminal që ka kryer me dhjetëra vjedhje në të gjithë vendin. Anëtarët e tij nuk janë identifikuar ende edhe pse në banesat e grabitura janë siguruar disa prova që mund të çojnë në zbulimin e tyre.
Ata janë kthyer në tmerrin e qindra banorëve të disa fshatrave. Kryesisht, vjedhjet i kryejnë natën, në banesat që janë në zona jo të populluara. Ata hyjnë me forcë dhe përdorin një solucion në formë spraji për t’i vënë në gjumë pjesëtarët e familjes. Kryesisht vjedhin para, bizhuteri apo dhe vegla të ndryshme pune.
ABC mëson se çdo natë, vetëm nga ky grup vidhen 5 banesa në zona të ndryshme gjatë orëve të vona të natës. Policia dyshon se këto vjedhje kryhen nga e njëjta dorë për shkak edhe të taktikës që përdoren në të gjitha rastet.
Një muaj më parë, në një prej banesave të vjedhura në një fshat të Lushnjës, si provë materiale policia sekuestroi shishen e sprajtit që kishin përdorur. Por, pas ekzaminimit të saj nuk u gjetën shenja gishtash. s.b/abcnews.al/