Gerta Miftari, vajza shqiptare që jeton dhe vepron në Gjermani, është vlerësuar si një nga personat me inteligjencën më të lartë në shtetin ku jeton. Një tregues i intelektit të saj është dhe fakti se ajo jep mësim prej moshës 12 vjeçare.
Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Gerta tregoi se ishin mësuesit e saj që dalluan inteligjencën e lartë që në atë moshë. “Mësuesit më kanë zgjedhur me inteligjencë të lartë, kam shkuar në kurse. Dhe kështu erdhi. Kam dhënë mësim në gjuhën gjermane për njerëzit që kanë ardhur nga shtete të ndryshme.”, tha ajo.
“Kanë qenë nga 30 nxënës. Ka patur persona nga mosha 5 deri në 30 vjeç.”, shtoi më tej Gerta, Ndonëse në një moshë kaq të re, Gerta ka botuar dhe librin e saj të parë në gjuhën angleze, me 300 faqe. Libri mban titullin “Coldhearted Mafía Boss”, një zhanër që ndërthur krimin dhe romancën. /abcnews.al