Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Penaliteti”.
Nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 26-vjeçari./abcnews.al


