Një 27-vjeçar, autor i dyshuar i disa vjedhjeve është ndaluar nga policia në Elbasan. E. S., banues në Elbasan, Gjykata e Shkallës Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Dyshohet që i riu të jetë autori i 6 vjedhjeve në banesa dhe lokale në qytetin e Elbasanit, gjatë periudhës korrik-shtator 2020.
Po ashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se i riu është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në pronësi të P. B., më datë 04.10.2020.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/