Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Autopsia zbuloi dëmtimin e pësuar, Boateng nën hetim për plagosjen e modeles

schedule22:37 - 24 Shkurt, 2021

schedule 22:37 - 24 Shkurt, 2021

Ish e fejuara e Jerome Boateng, Kasia Lenhardt kreu vetëvrasje dy javë më parë. Prokuroria Publike e Mynihut ka hapur një hetim në lidhje me ngjarjen e rëndë, teksa i akuzuar ka përfunduar edhe mbrojtësi i Bayern Munchen.

Bild raporton se autopsia e modeles ka nxjerrë dëmtim të një prej veshëve të saj dhe ka dyshime se një dëmtim të tillë ia ka kryer 32-vjeçari gjerman. Nëse gjithçka vërtetohet, atëherë Boateng do të akuzohej për plagosje.

Kemi marrë informacione të reja në kontekstin e hetimit për vdekjen e Lenhardt në Berlin. Hetimet vazhdojnë“, deklaron për të përditshmen gjermane Anne Leiding, kryeprokurorja e Mynihut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!