Automjeti përplaset me qendrën shëndetësore në Teksas, 1 viktimë dhe 5 të plagosur

schedule10:14 - 14 Shkurt, 2024

schedule 10:14 - 14 Shkurt, 2024

Një makinë u përplas në dhomën e urgjencës të një qendre shëndetësore në Austin, Teksas të martën pasdite, duke vrarë shoferin dhe duke plagosur pesë persona.

Sipas New York Post, mes të plagosurve është edhe një fëmijë i vogël në gjendje të rëndë. Policia e Austin tha se përplasja nuk besohej të ishte e qëllimshme, bazuar në informacionin fillestar.

Nga pesë personat e plagosur, dy të rritur dhe dy fëmijë janë dërguar për mjekim në spitalet e tjera, ndërsa personi i pestë është trajtuar në vendngjarje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!