Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi t’i arratisej “Shqiponjave”/ Arrestohet 31 vjeçari në Tiranë, përplas 7 automjete, lëndohet polici

schedule13:11 - 5 Tetor, 2025

schedule 13:11 - 5 Tetor, 2025

Këto janë pamjet që mbetën pas, për shkak se Imer Krrashi një 31-vjeçar që lëvizte me armë me vete, tentoi tu shpëtoi shqiponjave dhe mori përpara disa makina e motor.

Imer Krrashi përfundoi në pranga teksa të dëmtuar mbetën të paktën 7 automjete dhe 1 motorr.

Drejtuesi i motoçikletës, po udhëtonte nga liqeni thatë në drejtim të zonës së tegut, kur u përolas nga Krrashi dhe për pasojë përfundoi përpara një tjetër mjeti që u përfshi në aksident.

Ai mbeti i lënduar së bashku me bashkëshorten e tij, që sipas informacioneve ndodhen në spital ku kryen ekzaminimet nga bluzat e bardha.

Ky është dhe mjeti më të cilën lëvizte Krrashi i cili është dëmtuar teksa përfshiu edhe mjetet e tjera që pësuan dëme të konsiderueshme materiale.

Teksa 31-vjeçariut në makinë iu gjet arma për të cilën forcat shqiponja kishin dyshime që në momentin që e ndaluan, ai u arrestua dhe tashmë do të përballet me disa akuza edhe në lidhje me aksidentin e shumfishtë që shkaktoi dhe tentativës për tu arratisur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!