Aksident në Tunelin e Elbasanit/ Automjeti godet nga mbrapa kamionin dhe merr flakë

schedule12:54 - 1 Nëntor, 2024

schedule 12:54 - 1 Nëntor, 2024

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Tunelin e Elbasanit. Mësohet se një automjet ka goditur nga mbrapa një kamion dhe si pasojë e goditjes së madhe ka shpërthyer në flakë.

Sakaq, raportohet se drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin në të, janë dërguar menjëherë në spital.

Njoftimi i policisë: 

Në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, në tunel, automjeti me drejtues shtetasin 76 vjeç, në lëvizje, ka goditur nga mbrapa kamionin me drejtues shtetasin 52 vjeç, dhe për pasojë automjeti me drejtues shtetasin ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga përplasja, kanë shkuar në spitalin e Elbasanit për të kryer ekzaminime mjekësore drejtuesi i automjetit shtetasi dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin me prova ligjore të rastit./abcnews.al