Një automjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys në kryqëzimin e Libonikut në Maliq.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime dhe se nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia njofton se shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të tjera.
Njoftim policie
Mjeti del nga rruga, përfundon afër një banese. Aksidenti në kryqëzimin e fshatit Libonik. Drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime, dëme të shumta materiale. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtesia e lartë dhe lageshtia në rrugë./abcnews.al