Automjet, garazh dhe njësi tregtare/ Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Tiranë, në pronësi të një të dënuari për drogë

schedule11:41 - 20 Maj, 2024

schedule 11:41 - 20 Maj, 2024

Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Tiranë në pronësi të një 42 vjeçari, i dënuar në Itali për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një apartament, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë të Gjino (Shkëlqim) Lleshaj dhe familjarëve të tij.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi 42 vjeçari, të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!